Për katër vjet, Donika Gërvalla udhëhoqi me Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës.
Para se të ketë ndonjë angazhim në diplomaci, huqjeve me flamuj e deklarata, Gërvalla duket se e ka ende një betejë. Atë me Hashim Thaçin edhe pse ky i fundit që 5 vite e gjysmë gjendet në paraburgim në Hagë.
Përveç me deklarata të ndryshme kohëve të fundit, Donika Gërvalla ka vazhduar edhe me vepra.
Gazeta Nacionale ka siguruar fotografinë zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila sipas protokollit, duhej të qëndronte nëpër ministri deri në fund të mandatit.

E njëjta fotografi, ka përfunduar në mbeturina në hapësirat e një bodrumi në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.
Në fotografinë e siguruar nga Nacionale, shihet se imazhi i Thaçit është vendosur në bodrum, skaj shumë dokumenteve, televizorëve, letrave e dosjeve të cilat janë të papërdorshme.
Fotografia e siguruar nga Nacionale është shkrepur para një javë, brenda hapësirave të MPJD-së, të cilat sot i drejton Glauk Konjufca.
Ajo që dihet është se pasi Thaçi shkoi në Hagë, e Vjosa Osmani u bë presidente, fotografitë e kësaj të fundit janë vendosur, përderisa ato të Thaçit janë larguar. Megjithatë, përdhosja e fotografive në këtë formë, është jashtë çdo protokolli.
E në fakt, sulmet e Donika Gërvallës ndaj Hashim Thaçit nuk janë ndalur për asnjë moment. As në kohën kur ai ndodhet në paraburgim.
Para disa muajsh Gërvalla tha se zgjedhja e Thaçit president ka qenë e gabuar.
“E dini shumë mirë në atë kohë kur u votua Thaçi president, si ka qenë atmosfera, e dini sa aktuale kanë qenë temat e vrasjeve të pasluftës. Ato muaj e ato javë që diskutohej zgjedhja, konsideroj edhe sot që zgjedhja e Hashim Thaçit president ka qenë prej gabimeve të pariparueshme për vendin tonë”,tha ajo në T7.
E sikur Gërvalla, është edhe nëna e saj, Suzana. Ajo kishte pëlqyer një lajm në rrjete sociale, ku Hashim Thaçi akuzohej për planifikim e kryerje të vrasjeve.
Nacionale kishte raportuar vazhdimisht për ofendimet e akuzat e rënda që Donika Gërvalla ua kishte bërë ushtarëve të UÇK-së.





