Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheun ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nënkolonel Jonathan Shaw, mori pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Kurti e cilësoi këtë furnizim si një dëshmi të partneritetit të palëkundur me ShBA-të dhe një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Së bashku me partnerin tonë strategjik, Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet si në trajnime, ashtu edhe në shkollim e doktrinë, të cilat bazohen në modelin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Kurti.





