Në Çikatovë, kandidatja për Asamblenë Komunale nga radhët e Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, Fitore Morina-Hoxha, u takua sot me bashkëfshatarët e saj, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkrahjes së ndërsjellë.
“Në këtë takim po dëshmojmë se jemi të bashkuar dhe të gatshëm t’i qëndrojmë afër njëri-tjetrit. Ta ruajmë këtë frymë edhe në ditët që vijnë, sepse vetëm bashkë mund të sjellim ndryshime të mira për vendin tonë,” tha Morina-Hoxha.
Ajo falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke shprehur bindjen se ky është vetëm fillimi i shumë takimeve të tjera me bashkëvendasit.
Fitore Morina-Hoxha, me numrin 25, është pjesë e ekipit të Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, krahas kandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci (101), në garën për mandatin e ardhshëm.