spot_img

Ferat Shala ngre dyshime për projektin “Superpuna”: Pyet ku shkuan rreth 100 milionë euro dhe pse mungon auditimi

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar transparencë të plotë rreth projektit qeveritar “Superpuna”, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si janë ndarë dhe menaxhuar mjetet publike.

Në një reagim të publikuar sot, Shala pyeti se “ku shkuan rreth 100 milionë euro”, duke nënvizuar se deri më tani nuk ka asnjë raport auditimi për projektin që u promovua si mundësi punësimi për të rinjtë.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të dinë se si janë planifikuar këto fonde, cili institucion ka marrë vendimin për ndarjen e tyre dhe çfarë mekanizmi ka garantuar shpërndarjen e drejtë e transparente të mjeteve.

“Pse nuk ka ende auditim? Cili është ai organ apo mekanizëm që i ka ndarë këto mjete? Si është bërë planifikimi? Këto janë pyetje që Qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve,” theksoi Shala, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të publikojnë dokumentacionin e plotë.

Transparenca financiare e projekteve qeveritare është bërë një prej temave kryesore të debatit publik në prag të zgjedhjeve, ndërsa partitë opozitare po kërkojnë hetime më të thelluara për menaxhimin e fondeve publike.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA