Fatime Shala, kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, është shprehur e entuziazmuar për mbështetjen që ka marrë sot në tubimin e madh që Bedri Hamza pati në Pejë.
“Sonte, Peja tha ‘PO’ për Bedri Hamzën dhe platformën për ndryshim, duke treguar fuqinë e vullnetit të saj për një të ardhme më të mirë. Unë, si pjesë e këtij qyteti, ndihem krenare dhe e emocionuar për besimin që na jepni çdo ditë”, ka shkruar ajo.
Fatime Shala, e cila në listën zgjedhore mban numrin 93, ka qenë falënderuese për mbështetjen dhe besimin e pakufishëm.
“Ky është momenti ynë, momenti që do të na çojë drejt një të ardhmeje më të ndritur, bashkë!”, ka shkruar ajo.
- Advertisement -