Fatime Shala, kandidate e PDK-së për deputete, sot ka takuar qytetarët e Vitomericës, Dubovës dhe Ozdrimit të Pejës.
“Sot isha e pranishme në tubimin me nëndegët e Vitomericës, Dubova dhe Ozdrimit. Energjia pozitive, besimi dhe vendosmëria e bashkëpartiakëve tanë na treguan se forca jonë qëndron në unitetin dhe vizionin e përbashkët. Së bashku, me zemër dhe përkushtim, jemi të bindur se do ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më shpresëdhënëse”, ka shkruar Shala, e cila në këto zgjedhje kandidon me numrin 93.
Ajo ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, besojnë fuqishëm se ndryshimi është i mundur dhe e ardhmja do të jetë më e ndritur për të gjithë.
Postimi i plotë: