spot_img
spot_img

Familja Shehu nga Dobrosheci shtrinë dorën e pajtimit familjes Hoti nga Fushtica

spot_img
spot_img
spot_img

Gjatë ditës së djeshme në Drenas ndodhi një aksident me fatalitet ku humbi jetën ish pjestari i Policisë së Kosovës, Tafil Shehu nga Dobrosheci i Drenasit.

Me iniciativën e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas familja Shehu nga Dobrosheci dhe familja Hoti nga Fushtica shtrinën dorën e pajtimit dhe të unitetit.

Postimi i plotë nga Enver Hajdari:

Me ngushëllimet më të thella për humbjen tragjike të jetës së Tafil Shehut, dëshirojmë të ndajmë një lajm të veçantë të pajtimit dhe solidaritetit që u arrit mes dy familjeve në këtë moment të vështirë.
Përmes ndërmjetësimit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas familja Shehu nga Dobrosheci dhe familja Hoti nga Fushtica shtrinën dorën e pajtimit dhe të unitetit.
Ky veprim është shembulli më i lartë i burrnisë dhe fuqisë së shqiptarëve për të kapërcyer sfidat më të mëdha në jetë. Pajtimi është rruga që sjell përpara dhe që tregon se edhe në momentet më të vështira, bashkëpunimi dhe uniteti janë më të rëndësishmit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Drenas falënderon familjen Shehu për guximin dhe burrërinë e tyre dhe shpreh ngushëllime më të thella për humbjen e të dashurit të tyre Tafil Shehu.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA