Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) ka bërë të ditur se ky problem u ngrit në seancën e fundit parlamentare, pavarësisht reagimeve tallëse nga disa deputetë të pushtetit.
“Ndonjëherë, çështjet që duken ‘të vogla’ për dikë, janë shumë të mëdha për qytetarët. Në seancën e fundit ngrita shqetësimin për mosfunksionimin e semaforëve në Skënderaj. Atë ditë pati edhe tallje nga disa deputetë të pushtetit, por sot realiteti flet vetë – qytetarët më njoftojnë se semaforët janë rikthyer në funksion”, ka deklaruar Musliu.
Ajo ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi dhe jo çështje për tallje.
Musliu shtoi se do të vazhdojë të adresojë çdo shqetësim që prek jetën e përditshme të qytetarëve, pa kompromis.




