spot_img

Erdhi edhe kjo ditë: Agim Bahtiri, i cili gjatë luftës e jetoi jetën në Holandë, tani po akuzon partitë tjera që kanë ish-ushtarë të UÇK-së se kanë lidhje me Listën Serbe

spot_img
spot_img
spot_img

Bahtiri gjatë kohës së luftës ka qëndruar në Holandë, ndërsa nuk dihet nëse ka kontribuar përmes formave të tjera të mbështetjes ndaj luftés çlirimitare.

Paradoksale është që Bahtiri, i cili nuk ka qenë pjesë e drejtpërdrejtë e luftës, tani ka dalë me akuza të tilla ndaj partive ku gjenden ish-luftëtarë të UÇK-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër, duke theksuar se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të qarta dhe të drejtpërdrejta.

Ai ka ngritur dyshime mbi veprimet e disa deputetëve nga partitë tjera, duke aluduar se mund të jenë të shantazhuar dhe për këtë arsye, sipas tij, “nuk guxojnë të veprojnë ndryshe”. Bahtiri ka rikujtuar edhe çështjen e kufijve të Mitrovicës, duke thënë se “madje deshën t’ia ndanin Mitrovicën dhe t’ia linin Isa Boletinin nën Serbi”

Lajmi i fundit
LAJME TJERA