Gazeta Sinjali ka siguruar identitetet e dy vëllezërve që sot u vranë me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës.
Sinjali mëson se viktimat janë: D.Morina dhe N.Morina.
Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, personi i dyshuar për vrasjen është A.I, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.
Si ndodhi ngjarja?
Sot, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj dy vllëzërve, të cilët ndodheshin para oborrit. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.
“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varrosë para pak ditësh,” tha një i afërm i familjes për Sinjalin.
Masat
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje.
I dyshuari (siç raportoi ekskluzivisht Sinjali) A.I është në arrati dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!





