spot_img

E tmerrshme: Trevjeçari tërhiqet zvarrë dhe dyshohet se u rrah nga edukatoret e një çerdheje në Fushë Kosovë (VIDEO)

spot_img

Një fëmijë i moshës trevjeçare, raportohet të jetë rrahur brutalisht, nga edukatoret e çerdhes shtetërore ”Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Rastin e ka denoncuar publikisht, Fatos Geci, familjar i trevjeçarit, i cili në pamjet e publikuara, tregon një moment ku nipi i tij  tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore, transmeton klankosova.tv.

Geci madje thotë se më pas nipin e tij e dërgojnë në një dhomë tjetër, hapësirë e cila nuk posedon dot kamera, dhe sipas tij ”tre mësuese e rrahin pa mëshirë”.

Pas këtij rasti, raportohet se trevjeçari nuk ka gjendje të mirë shëndetësore.

”Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Prostitutave të ndyra do t’i jepet fund”, ndan plot mllef shqetësimin e tij për nipin, Fatos Geci.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti viziton ikonën e muzikës shqipe Sabri Fejzullahu, në ditëlindjen e tij të 77-të
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x