Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur të premtën rreth orës 21:00 në Fushticë të Drenasit.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.
Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.
- Advertisement -