spot_img

“E di si të merrem me këta shqiptarë, i vrasim të gjithë” – Clark ndan detaje nga biseda me Millosheviqin në 1998

spot_img
spot_img
spot_img

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për operacionin që ai udhëhoqi dhe se rrjedha e ngjarjeve që kulmoi me pavarësinë e Kosovës, u diktua nga brutaliteti i forcave serbe.

Gjenerali Clark thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës me rastin e këtij përvjetori, ka ndarë detaje nga biseda e tij me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, teksa po nënshkruanin marrëveshjen përfundimtare të nëntorit.

Sipas Clark, Millosheviq kishte thënë prerë se e di se si të merret me shqiptarët, duke thënë hapur se do t’i vrasin të gjithë.

“Nuk kam për ta harruar kurrë, kur isha me Presidentin Millosheviç në nëntor të vitit 1998 dhe po firmosnim marrëveshjen përfundimtare të nëntorit ’98 e cila parashihte tërheqjen e forcave të tepërta serbe nga Kosova, të cilat Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkonte që të largoheshin nga Kosova.

Presidenti Millosheviç tha në mënyrë të prerë: “E di unë se si të merrem me këta shqiptarë. E kemi bërë dhe më parë”, tha ai. E pyeta, se si keni vepruar. Ai më tha “i vrasim të gjithë””, ka thënë ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA