spot_img

E dhimbshme: Vdes mërgimtari 30-vjeçar Almir Zenuni, vetëm 6 ditë pas martesës, pas një sëmundjeje të shkurtër

spot_img
spot_img
spot_img

Në moshën 30-vjeçare ka ndërruar jetë mërgimtari Almir Zenuni nga Krusha e Madhe, djali i veteranit të UÇK-së Rasim Zenuni.

Vetëm dy javë më parë iu shfaqën problemet shëndetësore që, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, i morën jetën.

Dhimbja thellohet pasi ai u martua të dielën e kaluar me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci. Almiri jetën e ndau mes Kosovës, Sllovenisë e Belgjikës ku kishte shkuar për një jetë më të mirë.

Varrimi bëhet sot, më 2 gusht, në orën 12:00 në Krushë e Madhe.

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA