spot_img

E dhimbshme: Ky është i riu 17-vjeçar Geltian Shala i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë

spot_img

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njoftimi i plotë nga Gjimnazi “Remzi Ademaj”:

Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e jetës tragjikisht të nxënësit të shkollës sonë Geltian Shala, nxënës i klasës XII/1. Në shenjë nderimi, shkolla i pezullon aktivitetet kulturore -artistike, të parapara për gjatë këtyre ditëve.
Gelti ishte edhe kryetar i Klubit Letrar të Shkollës.
Drejtoria e shkollës i shpreh ngushëllime familjes, mësimdhënësve dhe nxënësve.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA