rokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë ndaj të pandehurit O.K, për shkak të kryerjes së veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.
“Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim e këtij rasti penal.” – thuhet në njoftim.