Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri që përfundojnë në përleshjeve mes të rinjëve në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.
Para pak minutave ka ndodhur një rrahje në Pejë, përkatësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë’.
Të përfshirë në këtë rrahje janë dy persona, që ndalojnë në mes të rrugës dhe fillojnë përleshjen, ndërsa të tjerët ndërhyjnë për t’i ndarë.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e lajmit nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.




