Dy punëtore të QKMF-së në Drenas, Mihrije Hyseni dhe Elfete Bytyqi, janë larguar nga puna pas më shumë se dy dekadash angazhim në sektorin e lavanderisë. Të dyja kanë qenë të punësuara në mirëmbajtjen dhe pastrimin e materialeve e çarçafëve të pacientëve të këtij institucioni shëndetësor.
Sipas Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, pozicionet e tyre të punës kanë qenë nën menaxhimin e QKMF-së, por tashmë është kërkuar që këto shërbime të kryhen nga një kompani private, e cila nuk e ka të përcaktuar këtë detyrim në kontratë. Sindikata vlerëson se vendimi është i padrejtë dhe ka paralajmëruar ndërmarrjen e procedurave ligjore.
Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka buseduar me zëvendësdrejtorin e QKMF-së në Drenas, me përfaqësues të Drejtorisë së Shëndetësisë, me pronarin e kompanisë private, si dhe me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sindikata ka njoftuar se rasti do t’i përcillet institucioneve përkatëse për trajtim të mëtejmë.
