spot_img

Dy ditë para balotazhit Kurti njofton për procesimin e 100 eurove për studentët e grupit të parë që besohet se vijnë nga Komunat ku ka balotazh

spot_img
spot_img
spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë procesuar 100 eurot për grupin e parë të studentëve. Këto para u procesuan vetëm dy ditë para se të mbahet balotazhi në disa komuna, ku në garë janë edhe kandidatë të partisë së Kurtit.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklaruar se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

Ky vendim është parë si politik, meqë shuma prej 100 eurove për studentët është ekzekutuar vetëm tri ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA