spot_img

“Duhet të ndjehesh i turpëruar”, “Turpin mbaje për vete”, Ramiz Lladrovci e Petrit Hajdari përplasen me komente në “facebook”

spot_img

Një reagim në orët e mëngjesit i Anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, i cili kishte njoftuar se ka refuzuar që të marrë pozitën e Udhëheqësit të Sektorit për Koordinim me Diasporë në shtabin zgjedhor të degës në Drenas, ka bërë që këtij të fundit të i kundëpërgjigjet me një koment Ramiz Lladrovci, shkruan portali rajoni.org.

Lladrovci i ka thënë Hajdarit së e ka pritur reagimin e tij, sepse disa e shohin komunën e Drenasit tepër të vogël për dimensionin e profilin e tyre politik

Tutje Lladrovci i ka thënë Hajdarit së duhet të ndjehet i turpëruar.

“E kam pritur reagimin, sepse, për disa politikanë nga Drenasi, e shohin komunën tonë tepër të vogël për dimensionin e profilin e tyre politik. Qëllimi i përfshirjes së anëtarëve të kryesisë qendrore në Shtabin zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas, është më shumë se normale. Emërimet janë bërë pa u konsultuar me disa nga ju, por, Kryetarit Krasniqi i kam thënë se nuk ju kam konsultuar, por, nëse kanë angazhime, apo ngarkesa me zgjedhjet në nivel qendror apo nuk pajtohen, këta kandidatë le të deklarohen. Nga 24 shtatori deri më 3 tetor, nuk kam pasur asnjë reagim nga Kryetari as nga të emëruarit. Heshtjen e kam konsideruar pranim. Petrit, emri do të hiqet nga Shtabi zgjedhor i PDK-së në Drenas. PDK do të ecën tutje. Për deklarimet tjera si për përçarjen, mbulimin e tyre, personalizimin e mosbesimin ndaj procesit, janë praktikë që e ke mirëmbajtur haptas me subjektet tjera politike në Drenas të cilat më kanë luftuar dhe do të duhej të ndjehesh i turpëruar. Uniteti në degë mbrëmë disa i ka penguar dhe po i pengon, në veçanti janë të tronditur ata që kanë pësuar disfatë me subjektin politik të dalë nga PDK. Opozitën e cila po shuhet në Drenas dhe ish anëtarët e PDK-së i kam ftuar të kontribuojnë për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës kryeministër, sepse, meritojmë qeveri më të mirë. Për zgjedhjet lokale, këtu jam”, i ka komentur Lladrovci, Hajdarit në facebook.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë në Tërstenik të Drenasit, intervenon policia

Mirëpo menjëherë pas këtij komenti, ka reaguar Hajdari i cili i ka thënë Lladrovcit që turpin t’a mbaje për vete.

Ai ka thënë së në PDK kontribon që nga mosha 16 vjeçare.

“I nderuar, Turpin mbaje për vete sepse nuk dua as të operoj me fjalorin tënd. Sa i përket kontributit tim në PDK që nga mosha 16 vjeçare, atë e konfirmojnë veç qytetarët. Ata e dinë më mirë se unë, e padyshim larg më mirë se ti kontributin tim. Vula e tyre është përfundimtarja. Unë s’ndihem i turpëruar për asnjë sekond të kontributit tim. Të thashë që nuk e përdor fjalën turp ndaj kolegëve. Ata që e përdorin, le ta mbajnë për vete. Unë jam krenar që udhërrëfyes i karrierës sime është veç qytetari i vendit. Aty e marrim përgjigjen secili. Sa i përket zgjedhjeve lokale, këtu do të jemi të dy, flasim kur të vijë koha”, i’a ka kthyer Hajdari, Lladrovcit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x