spot_img

Drenicasi që ndryshoi sistemin e burgjeve në Kosovë – Ismail Dibrani e kthen vendin në partner të preferuar për Evropën

spot_img

Kosova po kthehet në një vend të preferuar për shtetet evropiane që kërkojnë zgjidhje për mbipopullimin në burgjet e tyre. Në qendër të këtij transformimi është një emër nga Drenica – Ismail Dibrani, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili me vizionin dhe menaxhimin e tij ka modernizuar sistemin korrektues dhe e ka hapur atë për bashkëpunim ndërkombëtar.

Pas marrëveshjes historike me Danimarkën, që parasheh që deri në vitin 2027 Kosova të pranojë 300 të burgosur të huaj nga ky shtet, vendi ka marrë kërkesa dhe oferta nga disa shtete të tjera evropiane për qeli me qira. Dibrani thotë se interesi është i madh dhe përfshin edhe oferta financiare të konsiderueshme: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Danimarkën, kemi pranuar shumë kërkesa dhe oferta nga vende të ndryshme evropiane. Shuma të mëdha parash janë përmendur, por ne ende nuk i kemi diskutuar ato.”

Kapaciteti i lirë prej mbi 1 000 shtretërish në burgjet kosovare, si dhe infrastruktura e përmirësuar, kanë ndikuar që Kosova të konsiderohet si një vend serioz dhe i sigurt për bashkëpunime të tilla.

Ismail Dibrani thekson për AFP se prioritet mbetet përmirësimi i sistemit brenda vendit, pavarësisht interesimit ndërkombëtar:
“Ne tashmë kemi shumë punë për të bërë për vendin tonë dhe jemi të kujdesshëm në çdo hap.”

Falë reformave të udhëhequra nga Dibrani, burgjet e Kosovës nuk janë më vetëm institucione për vuajtje dënimesh, por edhe një shembull i qasjes moderne dhe partneritetit evropian. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend të vogël si Kosova – dhe një vlerësim i madh për punën e një drejtuesi që vjen nga zemra e Drenicës.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA