spot_img

Drenas: Policia sekuestron armë zjarri gjatë një kontrolli rutinë

spot_img
spot_img
spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:25, gjatë një patrullimi në qytetin e Drenasit, ka ndaluar një veturë për kontroll. Gjatë verifikimeve, tek një pasagjer, mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Sipas raportit policor, bëhet fjalë për një pistoletë me katër fishekë. Rasti është referuar menjëherë tek prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se hetimet rreth këtij rasti janë ende në vazhdim.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA