spot_img

Drenas: Mbahet koncerti përkujtimor “Për fëmijët e rënë për liri”

spot_img
spot_img
spot_img

Në Sallën e Kulturës u mbajt koncerti përkujtimor me titull “Për fëmijët e rënë për liri”, në shenjë nderimi për përvjetorin e masakrës së Poklekut dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në kuadër të këtij aktiviteti u paraqitën nxënësit e SHMU “Halil Bajraktari” dhe SHFMU “Ali Gashi”, nën udhëheqjen artistike të profesorit Hajzer Gjoshi, duke sjellë para të pranishmëve një program artistik me përmbajtje përkujtimore dhe atdhetare.

Koncerti u zhvillua në një atmosferë dinjitoze, duke shërbyer si moment reflektimi, kujtimi dhe nderimi për fëmijët e rënë për liri, si dhe për të gjithë të rënët për lirinë e vendit.

Përmes këtij aktiviteti u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe e përçimit të vlerave të lirisë tek brezat e rinj.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA