spot_img

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mirëpret karvanin e çiklistëve humanitarë

spot_img

🚴‍♂️ Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mirëpret karvanin e çiklistëve humanitarë

Sot, Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, dhe stafin e QKMF-së, mirëpritën grupin e çiklistëve që po zhvillojnë një fushatë humanitare në bashkëpunim me AMC – Action for Mothers and Children, me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Nënkryetari Shala falënderoj çiklistët dhe partnerët për këtë iniciativë, që po mbledh fonde nëpër gjithë Kosovën për të mbështetur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. Me ndihmën e tyre, është planifikuar blerja e një inkubatori transportues për foshnjat, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpreh falënderime të veçanta edhe për të gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë fushatë humanitare të rëndësishme.

Faleminderit të gjithë për përkushtimin dhe solidaritetin!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA