Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani sëbashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Alber Zogaj pritën në takim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Todd D. Robinson, të cilin e njoftuan për sfidat dhe të arriturat në institucionet e vendit tonë.
Njoftimi nga Dibrani:
Isha i nderuar që sot, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj të mirëpresim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Todd D. Robinson të cilin e njoftuam për sfidat dhe të arriturat në institucionet tona.
E falenderuam z.Robinson për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat dhe me këtë rast së bashku nenshkruam marrëveshjen për pranim-dorëzimin e pajisjeve audio dhe video inçizimeve me të cilat do të bëhet e mundur që seancat gjyqësore për kategori të veçanta të mbahen pa patur nevojë që të pandehurit të levizin jashtë Qendrave të Paraburgimit.
Mbështetja e Qeverisë Amerikane ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësore që sukseset e SHKK-së të njihen edhe ndërkombëtarisht. Ne, falë kësaj mbështetje, sot jemi anëtarë të organizatave dhe shoqatave të ndryshme ndërkombëtare korrektuese.
Ndihem jashtëzakonisht mirë kur ndegjojë të vlerësohemi nga miqtë dhe partnerët tanë për punën, angazhimin dhe reformat e realizuara në Shërbimin Korrektues të Kosovës.





