spot_img

Donika Gërvalla e ‘shpërblen’ me 10 mijë euro kryetarin e “Guxo” në Gjermani

spot_img

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka ‘shpërbyler’ me 10 mijë euro Berlind Gajrakun, bashkëpartikaun e saj që drejton pasrtinë “Guxo” në Gjermani. 

Më 25 mars të këtij viti Berlind Gajraku, ishte zgjedhur kryetar i partisë “Guxo” më Gjermani.

Siç edhte dihet, kjo parti drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, e cila mban edhe pozitën e ministers së Jashtme ne qeverinë e Albin Kurtit.

Nga kjo detyrë, ajo e ka favorizuar anëtarin e partisë së saj, Berlind Gajrakun.

Pak muaj pas zgjedhjes së tij në krye të “Guxo” në shtetin gjerman, shefja e tij, në gusht e ka hapur një thirrje për Programin për Diplomaci Qytetare.

Rezultatet e kësaj thirrje janë publikuar në tetor. I përzgjedhur aty del të jetë edhe Berlind Gajraku, bashkëpartiaku i Donika Gërvalla-Schwarz.

Gajraku, sipas programit të MPJD-së, do të jetë përfitues i 10 mijë eurove nga shteti i Kosovës.

Për dhjetë muaj – ai do të marrë nga 1 mijë euro për diplomaci qytetare.

Sikur Gajraku, përfitues të këtyre bursave të MPJD-së do të jenë edhe 24 mërgimtarë të tjerë.

Lexo edhe:  Serbia kërcënon drenicasin Esat Shala, dokumentuesin e krimeve serbe, kërkohet nga organet e sigurisë t’i ofrojnë siguri
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x