spot_img

Djellza Rama kandidon për Asamblenë Komunale në listën PDKRLL

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Drenasit, Djellza Rama, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për zgjedhjet e 12 tetorit. Ajo ka deklaruar se synon të përfaqësojë qytetarët me ndershmëri, guxim dhe përkushtim.

“Kam dalë në këtë garë me qëllimin e vetëm të jem zëri juaj në vendimmarrje. E ardhmja e komunës sonë ndërtohet nga njerëz që kujdesen për qytetarët dhe nuk heshtin para sfidave. Unë jam gati ta marr këtë përgjegjësi dhe besoj në mbështetjen tuaj”, ka thënë Rama.

Ajo garon në listën “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me numrin 28, të cilin e ka konsideruar si domethënës dhe me simbolikë të veçantë kombëtare.

“28 nëntori është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht dita e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 28 është numër krenarie, atdhedashurie dhe vizioni për të ardhmen e komunës sonë”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA