spot_img

Djali i bashkëluftetarit të Adem Jasharit, Shekip Fazliut, shkëlqen në SHBA, përfundon kursin EBOLC dhe fiton dy çmime

spot_img
spot_img
spot_img

Djali i bashkëluftetaritit të Adem Jasharit, Shekip Fazliut, Nëntoger Kushtrim Fazliu ka përfunduar me sukses Kursin e Inxhinierisë Ushtarake EBOLC (Engineer Basic Officer Leader Course) që është një program i avancuar profesional i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin efektiv të njësive në mjedise komplekse operacionale.

Nëntoger Fazliu për shkak të performancës së dallluar gjatë kursit është vlerësuar me dy çmime: Distinguished Honor Graduate, si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike, si dhe Iron Man Award, për performancën e lartë fizike.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA