Pasardhësit e heronjve Beqir Rexhepi dhe Ridvan Rexhepi janë sot pjesëtarë të forcave të sigurisë të Kosovës, duke vazhduar traditën e familjes në shërbim të atdheut.
Njëri prej tyre është ushtar i Ushtrisë së Kosovës, ndërsa tjetri është pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke dhënë një kontribut të vyer në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend.
Beqir dhe Ridvan Rexhepi janë diplomuar si pjesë e gjeneratës kadetëve policorë të Policisë respektivisht të FSK-së, një arritje e cila pasqyron angazhimin dhe dedikimin e tyre për t’u bërë pjesë e institucioneve që sigurojnë rendin dhe ligjin në Kosovë.
Ata janë pasardhës të heronjve të kombit, Rexhep Rexhepit dhe Beqir Rexhepit, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e ushtrisë dhe policisë së Kosovës.
Sakrifica e tyre është një motivim dhe një shembull i pashuar për pasardhësit e tyre, të cilët sot janë pjesë e institucioneve që sigurojnë rendin dhe paqen në vend.
Pavarësisht angazhimit të tyre në shërbim të sigurisë, Beqir dhe Ridvan Rexhepi nuk i harrojnë kurrë sakrificat e të parëve të tyre. Ata vazhdojnë të bëjnë homazhe pranë varrit të heronjve, nderuar kujtimin e atyre që e mundësuan lirinë e Kosovës dhe që realizuan ëndrrat e atdhetarëve të shquar.
Kjo nderim dhe respekt për sakrificat e paraardhësve është një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe krenarisë së tyre kombëtare./ Jepi zë




