Prishtinë- Kameramanët Dituron Aliu dhe Altin Zejnaj nga “Betimi për Drejtësi” kanë fituar çmimin “Kameramani i vitit”.
Çmimi është ndarë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe në mbështetje të disa organizatave tjera.
Aliu është shpërblyer për pamjet në emisionet e “Betimi për Drejtësi”: “Trepça, pengu i keqadministrimit” , “Politikanë dhe ndërtime pa leje” dhe “Ryshfeti që i hoqi maskën prokurorit Beqë Shala“.
Ndërkaq, Zejnaj për pamjet në emisionet e “Betimi për Drejtësi”: “Prevalla në prag falimentimi, e harruar nga qeveritë“, “Sfidat për drejtësi në rastet e dhunës në familje kur heshtin viktimat“, “Pa mbikëqyrje, me ryshfet – Skema e kurseve të gjuhës gjermane” dhe “Policia e Pejës “hesht” rastin e biznesmenit Devolli“.
Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet të ngushtë me OSBE – Misioni në Kosovë, dhe me mbështetjen e UN Women – Zyra në Kosovë, GIZ, ILO, Pro Peace – Kosovo Office, Ambasadës së Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, UNDP, UNFPA, VoRAE, dhe QIPS, ndan Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025 në këto kategori:
* Gazetari/ja i/e Vitit
* Storja më e mirë informative në TV
* Storja më e mirë në ueb
* Kameramani i Vitit
* Raportimi për Fuqizimin e Grave
* Raportimi mbi Antigjipsizmin
* Gazetaria e sensibilizuar për konfliktin dhe Ballafaqimi me të kaluarën
* Raportimi për Punëtorët Migrantë
* Raportimi për të Drejtat të Punëtorëve
* Raportimi për Shëndetin Mendor
* Raportimi për Ndërtimin e Paqes dhe Besimit
* Raportimi mbi Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.




