spot_img

Dimal Basha mohon shkrimin anti-UÇK: Kam shkruar vetëm kapitullin 3 për islamin fundamentalist në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar në lidhje me pamfletin anti-UÇK të botuar në vitin 2012 ku ai është bashkautor.

Ai ka thënë se ai e ka shkruar vetëm kapitullin e tretë që ka të bëjë me depërtimin e siç thotë ai Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore.

Basha ka thënë se ai çmon luftën e UÇK-së dhe nuk ka shkruar asnjëherë kundër saj.

Në këtë formë ai ka provuar të distancohet nga autorësia e një pamfleti me akuza ndaj UÇK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk është hera e parë që sulmohem me të pavërteta nga qarqe të caktuara, mirëpo para gjithë qytetarëve kam përgjegjësinë dhe obligimin t’ju jap llogari dhe sqarim për akuzat e ngritura sot.

Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime  lidhur me punimin në fjalë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA