spot_img

Dëshmoi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, shfaqen grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë

spot_img

Grafite fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur në Prishtinë, ato ndërlidhen me dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shka i biri i shknës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Lexo edhe:  Fillon realizimi i projektit të Subqendrës në Qirez
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x