Gjatë kohës që në foltoren e Kuvendit ishte kryeministri, Albin Kurti, deputetët e PDK-së e kanë penguar duke thirrur ‘rrenc, rrenc, rrenc’.

Në pamjet e reja të publikuara, shihet se ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili e ka gjuajtur me ujë kryeministirn Kurti e më pas atij në mbrojtje i dolën zv/kryeministri, Besnik Bislimi e ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.

Deputeti Hajdar Beqa shihet se ia heq syzet ministrit Murati dhe më pas qëllon me to drejt qeveritarëve.

Nuk dihet saktësisht se çka ka ndodhur, por në një moment kryeministri Kurti është gjuajtur me ujë dhe aty filluan të grumbulloheshin deputetët, pas çka pasoi edhe përleshja.