spot_img

Çmimet për prerjen e flokëve – Norvegjia më e shtrenjta, Kosova ndër më të lirat

spot_img

Çmimet për prerjen e flokëve në vende të ndryshme të botës kanë dallime të mëdha. Për shembull, Norvegjia, si vendi më i shtrenjtë për prerjen e flokëve, e ka çmimin 12-fish më të madh se Kosova. Megjithatë, në vendin skandinav rroga mesatare është rreth 5 mijë euro.

Sipas “World of Statistics”, norvegjezët paguajnë mesatarisht 60 euro për heqjen e flokëve.

Në vendin e dytë është Japonia. Në Japoni, njerëzit paguajnë rreth 51.50 euro.

Në dhjetë vendet më të shtrenjta janë edhe Danimarka (44.37 euro), Suedia (42.45), Australia (42.30), SHBA (40.50), Zvicra (39.50), Franca (34.10), Koreja e Jugut (34) dhe Anglia (33).

Ndërkohë, në Kosovë çmimi i prerjes së flokëve mesatarisht është 5 euro. Më së liri është në Indi (4.80), Pakistan (4), Argjentinë (2.90), Nigeri (1.70) dhe Zambia (1.50).

Lexo edhe:  Vendimi i fundit i Qeverisë së Serbisë: Nga 1 janari lejon veturat me targa RKS në territorin e saj
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x