spot_img

Britania ua heq vizat ushtarëve të Kosovës për aktivitete ushtarake

spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Britania e Madhe do të ua mundësonë udhëtimin pa viza personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas tij ata që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sot, nga nënkoloneli Steve Forrest, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes u njoftova me vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtim pa viza për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që zhvillojnë aktivitete ushtarake dhe zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai në Facebook të martën.

Maqedonci ka thënë se vendimi vjen “si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në aktivitetet e mbrojtjes që udhëhiqen nga Mbretëria e Bashkuar”.

“Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka luajtur rol kyç në procesin e shtetëndërtimit në përgjithësi dhe fuqizimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit tonë, në veçanti. Kjo është edhe një dëshmi për kredibilitetin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon te partnerët tanë”, ka shkruar Maqedonci më tej.

Lexo edhe:  Rrëfimi i të riut nga Vushtrria që thotë se u rrah nga disa policë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x