Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK po raportohet për mungesë të barnave për trajtimin e kancerit, ndërkohë që në Klinikën e Kardiologjisë ka mungesë të disa llojeve të stentave. Po ashtu, pacientët detyrohen ta blejnë vetë kontrastin për koronarografi – procedurë thelbësore për diagnostikim kardiovaskular.
Këto probleme serioze në sistemin publik shëndetësor po ndodhin në të njëjtën kohë kur Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e kartonit të gjelbër për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror. Kjo shumë, sipas përllogaritjeve, kap vlerën rreth 30 euro për secilin mërgimtar qe hyn me veturë.
Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, sidomos nga vetë anëtarët e diasporës.
Aktivisti i shoqërisë civile Spend Lila ka shkruar në rrjetet sociale se shumë bashkatdhetarë kanë shprehur që nuk kanë nevojë për këtë ndihmë, pasi kanë mundësi ekonomike për të mbuluar vetë kartonin e gjelbër. Ndërsa Arben Vojvoda nga Suedia ka thënë se “Kosova ka më shumë nevojë për investime në emergjenca, terapi dhe spitale sesa për ndihmë populliste ndaj mërgatës”.
Ai e ka quajtur vendimin “super-popullist, pa lidhje e pa vizion”.
“Vend për laborator jemi,” ka shkruar ai me ironi Shpend Lila.