spot_img

Betim Gjoshi: Petrit Hajdari, kandidati i besimit dhe rezultateve, Drenasi nis rrugën drejt së ardhmes me 12 tetor

spot_img
spot_img
spot_img

Në çdo garë ku është paraqitur si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka lënë gjurmë të pashlyeshme: me punë, me përkushtim dhe me rezultate të prekshme.

Qysh në vitin 2007, kur ishte vetëm 23 vjeç, Petriti hyri në politikë si kandidati më i votuar në zgjedhjet komunale, me plot 4,279 vota – pa qenë as bartës i listës. Ky ishte një rekord historik i besimit qytetar – i sinqertë, i merituar dhe i paarritshëm.

Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2025, ai rezultoi ndër më të votuarit e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me rreth 17 mijë vota, shumica nga Drenasi. Kjo mbështetje tregon lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të fortë që ai ka me qytetarët – një marrëdhënie e ndërtuar mbi besim, përfaqësim dhe përkushtim.

Petriti është i njohur për një karrierë të konsoliduar: nga aktivist i palodhshëm i Rinisë Demokratike, në diplomat e deri te anëtar i Kryesisë së PDK-së. Sot, ai vjen me një profil të pjekur politik dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e Drenasit.

Kandidimi i tij për Kryetar të Komunës së Drenasit, nën siglën e PDK-së, është jo vetëm i natyrshëm dhe i merituar, por edhe një shenjë e freskimit të ideve, e energjisë së re dhe e kthimit të fokusit te qytetari.

Thirrja është e qartë: Të gjithë mbështetësit e PDK-së në Drenas dhe në mbarë Kosovën, të bashkohemi për një fitore të madhe më 12 tetor.

Sepse Kosova meriton më shumë – dhe ndryshimi nis nga komunat tona.

Le të nis nga Drenasi!

Na priftë e mbara!

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA