spot_img

Berisha takon Kadire Tahirajn: Si deputete do përkujdesem t’i mbështes gratë e mrekullueshme si ajo

spot_img

Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka takuar drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahirajn.

Ajo e ka vlerësuar lartë kontributin e drejtoresh në fjalë për mbështetjen e grave të dhunuara gjatë luftës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar Kadirja është një grua e jashtëzakonshme.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Kadire Tahirajn, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas është një grua e jashtëzakonshme, plot forcë, guxim dhe humanizëm. Kontributi i saj për të mbështetur dhe fuqizuar gratë që kanë përjetuar plagët më të rënda të luftës është frymëzim për të gjithë ne. Si deputete e Kuvendit të Kosovës, mes të tjerash, do të angazhohem për të mbështetur këto gra të mrekullueshme të vendit tonë”, ka shkruar Berisha, e cila në listën zgjedhore të PDK-së e mban numrin 68.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA