spot_img
spot_img

Berisha e PDK-së: Qeveria Kurti tenton të zëvendësojë faktet me propagandë

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së fundit nga shefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri e mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është si pasojë e zhvillimit ekonomik.

“Deklarata e sotme shefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është si pasojë e zhvillimit ekonomik, është tentim i zëvendësimit të fakteve me propagandën”, ka shkruar Berisha në facebook.

Ndryshe ajo ka thënë se talljet e këtij pushteti me qytetarët nuk kanë të ndalur. Derisa qytetarët e Kosovës po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, Qeveria Kurti po shkëlqen me propagandë.

Kujtojmë që Aurora Berisha është kandidate me shumë potenical për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, derisa ka qenë shumë e zëshme ndaj pushtetit aktual.

Postimi i plotë:

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA