Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Aurora Berisha ka përkujtuar sakrificën dhe guximin e grave dhe burrave të vendit në Ditën e Veteranit.
Ajo ka thënë se pa sakrificën e tyre, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, sot nuk do ta gëzonim lirinë.
Tutje numri 68 i PDK-së ka shtuar se qeveria aktuale s’ka bërë sa duhet për kategoritë e luftës, duke u zotuar më tej për ditë më të mira për ta më Bedri Hamzën kryeministër:
“Programi i kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, parasheh rritjen e pensioneve prej 50% për të gjitha kategoritë e dala nga lufta”, tha Berisha.
Postimi i plotë:
- Advertisement -