Bekim Jashari bashkë me familjen e tij kanë bërë sot homazhe në Prekaz me rastin e 26 vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari.
Në ditën e këtij përvjetori Bekim Jashari ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz.
Postimi i plotë i Jasharit:
Në 26 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen, bashkë me gruan dhe fëmijët vizituam varret e të rënëve dhe vendosem lule te varri i Selvetes, e cila ishte plagosur gjatë rezistencës që bëri baba Shaban bashkë me Hamëzen, vajzat dhe djemtë e familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.
Nga ky sulm tinëzar ishin plagosur duke ndihmuar babushin Hamëzen, Selvetja dhe Iliriana.
Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.
Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur betejën e radhës, atë të rënies heroike me 5,6 dhe 7 mars 1998.