spot_img

Bekim Jashari: Të paçim gjatë, i dashur mixhë Rifat – e përmbushe me nder amanetin!

spot_img
spot_img
spot_img

Djali i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari i uroi ditëlindjen axhës së tij, Rifat Jasharit.

Në urimin e tij Jashari i tha mixhës Rifat se armët dhe municionin e tij në Prekaz e Drenicë po shkruhej historia, megjithëse shumë dëshironte që të ishte edhe ai bashkë me ta, sikurse në natën e vitit 1991 gjatë sulmit të parë mbi familjen, ku bashkë me babën Shaban dhe Kryekomandantin e babushin e shporrën gjithë atë artileri të rëndë të Serbisë.

Postimi:

Ditëlindjet i kishit afër dhe i festonit bashkë me Kryekomandantin Legjendar Adem Jashari ashtu siç e kishit bashkë edhe atdhedashurinë, burrërinë dhe vendosmërinë për t’i dalë Zot Kosovës.
Me armët dhe municionin tënd në Prekaz e Drenicë po shkruhej historia, megjithëse shumë dëshiroje që të ishe edhe ti bashkë me ta, sikurse në natën e vitit 1991 gjatë sulmit të parë mbi familjen, ku bashkë me babën Shaban dhe Kryekomandantin e babushin e shporrët gjithë atë artileri të rëndë të Serbisë.
Ti mbete në mesin tonë për ta jetësuar për çdo ditë heroizmin dhe amanetin e familjes.

Urime ditëlindjen, mixhë i dashur!
Të urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë nesh, pranë nipave, mbesave e stërnipave që aq shumë i do e të duan. Baba Shaban, Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe babushi Hamëza sot pushojnë të qetë, sepse ti, mixhë, ua përmbushe me nder dhe besë amanetin për familjen, për fëmijët dhe për Prekazin.

Të paçim gjatë, i dashur mixhë Rifat!
Shembulli yt i sakrificës, i punës dhe i besës do të përcillet brez pas brezi.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA