Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij.
Bekimi thotë se po të ishte gjallë sot i ndjeri do të mbushte 75-vjet.
“Ai ishte luftëtar, por edhe artist në shpirt. Jetonte me këngën e atdheut në zemër dhe me artin në shpirt. E kishte idoll Çerçiz Topullin dhe skena e jetës së tij u mbush me akte heroizmi që nuk harrohen kurrë”.
“Ishte aq i lidhur me fëmijët, saqë edhe më të vegjlit e familjes nuk pranuan ta linin vetëm në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit. Ai nuk ishte vetëm një prind, por një mburojë, një dritë që i udhëhoqi të gjithë të rënët deri në fund”, ka shkruar Jashari në një postim në Facebook.
Ndër tjera, ai e ka përmendur edhe bisedën e fundit me të atin, duke pohuar se Hamza kishte folur për idealin e tij në luftën kundër forcave të ushtrisë serbe.
“Kanë kaluar gati 27 vite nga Epopeja e UÇK-së, por ende e kam të freskët bisedën e fundit që pata me të në telefon, pas betejës së Qirezit dhe Likoshanit. E pyeta si qëndronin me armatim, dhe ai mu përgjigj: ‘Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë. Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, ‘kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’ Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu’”, ka thënë Bekimi
Ndër tjera, ai ka thënë se familja Jasharajve me kujtimet më të bukura, me lavdinë dhe heroizmin e Hamzës.
https://www.facebook.com/share/p/1Kg1A7XjMy/?mibextid=wwXIfr