Shtatorja e Leutrimit që preku të gjithë ditë më parë, është vendosur në vendin ku do të qëndrojë përgjithmonë.
Skulptori Sabri Behramaj ka kryer punët e fundit për t’u bërë gati për zbulim.
Shtatorja e Leutrimit është vendosur në një park në Skënderaj dhe do të zbulohet nesër nga ora 13:30 ka bërë të ditur Behramaj përmes një postimi.
Postimi i plotë:
Të nderuar liridashës, miq, artistë dhe artdashës, nesër me datë 18 në ora 13:30 jeni të ftuar të merrni pjesë në përurimin e shtatores së Leotrim Ahmetit në qytetin e Skenderajt.
- Advertisement -