Analisti Albert Krasniqi ka nxjerr një statistikë interesante nga rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se Bedri Hamza ka qenë kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se 74% të votuesve të PDK-së e kanë votuar Hamzën për kryeministër.
Në këtë aspekt, Kurti qëndron më dobët. Sipas kësaj statistike, Albin Kurti vetëm 64 për qind të votuesve të VV-së është votuar për kryeministër.
“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi.