spot_img

Basha propozon që Shqipëria t’ia japë 50 milionë euro për ndihmë ushtarake Kosovës

spot_img
spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha raportohet se ka propozuar që përmes një amandamenti, Kosovës t’i jepen rreth 50 milionë euro si ndihmë ushtarake.

“Albanian Post” raporton se ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, ku ka treguar që të hënën do ta dërgojë në Kuvend kërkesën për shpërndarjen në buxhet të kësaj shume.

“Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.” – citohet të ketë thënë ai.

Sipas tij, Tirana ndryshe nga partnerët tjerë, nuk i ka bërë të qarta qëndrimet e saj në lidhje me këto zhvillime.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA