Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të hetojë Ministrinë e Ekonomisë, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Korporatën Energjetike të Kosovës, KESCO’n, KEDS’in e kompaninë NOA.
Bajrami ka publikuar të dhëna për daljet nga funksioni të blloqeve të KEK gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se “sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFTja e Vuk Hamoviçit “, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, NOA ka monopolizuar tregun me mbi 160 milionë euro qarkullim në 2024, teksa ka thënë se tregtia në shumicën e rasteve ëahtë bërë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it.
“KEDS dhe KESCO importojnë energji, por kostoja na faturohet NEVE! NOA ka monopolizuar tregun me mbi 160 milionë euro qarkullim në 2024, tregtia në shumicën e rasteve ëahtë bërë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it. KEK-u ka menaxhim të dobët, blloqet e tij ndalojnë vazhdimisht, duke sjellë fitime për NOA-n dhe EFT-në e Vuk Hamoviçit. Ministria, ZRRE dhe KOSTT nuk e kanë kryer punën sipas përgjegjësisë që kanë. Nga raporti i KEK-ut shihen daljet nga funksioni të blloqeve gjatë vitit 2024, e kjo gjithmonë çon në import me çmime astronomike jo vetëm për energji por edhe për transport të saj”, ka shkruar Bajrami