spot_img

Bajraktari: Fakti që plagosjet po bëhen nga recidivistët tregon se institucionet s’po e kryejnë punën e vet

spot_img

Avokati Ardian Bajraktari derisa ka folur për sigurinë publike dhe plagosjet e fundit që kanë ndodhur në vend, ka thënë se fakti që personat e përfshirë janë përsëritës të këtyre veprave, nënkupton se institucionet ligjzbatuese nuk e kanë kryer punën e tyre.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Bajraktari ka thënë se numri i madh i rasteve të armëmbajtjes pa leje është potencial për situata të tilla si ajo e fundit në Pejë.

“Fakti që personat (që po përfshihen në plagosjet nëpër vendet publike) po janë recidivist nënkupton që institucionet ligjzbatuese nuk e kanë kryer punën e tyre. Prezenca e një numri kaq të madh, siç thonë raportet e ndryshme vendore e ndërkombëtare, të armëve në duart e qytetarëve natyrisht se është potencial për situata të tilla si ajo në Pejë”, ka thënë ai.

Bajraktari ka shtuar se vetëm ligjet nuk mjaftojnë për parandalimin e këtyre rasteve.

“Nevojiten angazhime jashtëzakonisht të mëdha edhe në drejtim të forcimit të mekanizmave e kapaciteteve brenda institucioneve. Sistemi i drejtësisë ka sfidat, vështirësitë e pengesat e tij, por duhet të punohet në drejtim të forcimit të mekanizmave”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Nuk bëhen rehat ish-dhendrri me vjehrrin, pas aktakuzes përplasën fizikisht e përfundojnë në burg
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x