Një ngjarje tejet e rëndë ka goditur familjen Beqiri nga Bajgora e Mitrovicës, e cila brenda vetëm gjysmë ore humbi dy anëtarë të saj.
Fillimisht, familjarët morën lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Riza Beqiri. Vetëm gjysmë ore më vonë, u konfirmua edhe vdekja e vajzës së tij, Syleme Beqiri – Shabani, duke e bërë këtë humbje edhe më të rëndë dhe tronditëse për familjen dhe të afërmit.
Varrimi i Riza Beqirit dhe i bijës së tij, Syleme Beqiri – Shabani, do të bëhet sot në varrezat e qytetit në në Shipol në ora 14:06 me Ikindi.




