spot_img

Avokati Qerkini: Specialja i përgjoi edhe bashkëshortet dhe vëllezërit e të akuzuarve

spot_img

Avokati, Artan Qerkini ka ngritur shqetësim sesi Prokuroria e Gjykatë Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar.

Sipas tij në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se të njëjtit, ata lirohen nga përgjegjësia.

”Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Është një çështje delikate”.

”Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar. P.sh. Bashkëshortja është dëshmitare e privilegjuar. Si ka mundësi që dikush të jetë dëshmitar i priviligjuar, e ti ta përgjosh dëshmitarin e privilegjuar”.

”Nëse bashkëshorti/ja, vëllau është dëshmitar i priviligjuar, lirohet nga përgjegjësia. Si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për me e vazhdu paraburgimin, për me ia vazhdu pozitën procedural të pandehurit në procedurë”.

”Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllau me dëshmu për vëllaun, bashkëshortja për bashkëshortin. Nëse ai është dëshmitar i privilegjuar si ka mundësi me u përgju”.

”Po. Që të gjitha. Askush nuk paralajmëron se përgjohesh. Mirëpo e kam fjalën se nuk ka mundësi të përdoren për çështje procedurale bisedat e prëgjuara mes të akuzuarit dhe dëshmitarit të privilegjuar”.

”Nuk e di a e ka ngrit këtë çështje mbrojtja, por kish qenë mirë me e ngrit dhe me marrë një përgjigje nga gjykata”, tha Qerkini në KlanKosova.

Lexo edhe:  Plani i dështuar për shantazh e çoi në burg personin po i kërkonte viktimës 10 mijë euro
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x